Koronavirusi i ri është duke humbur fuqinë dhe është bërë më pak vdekjeprurës kanë thënë një mjek në Itali të dielën.
“Në realitet, virusi klinikisht nuk ekziston më në Itali”, tha Alberto Zangrillo, drejtor i spitalit San Raffaele në Milan, i cili e ka mbajtur barrën e infeksionit të koronavirusit në Itali.
Italia ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë, me 33.15 njerëz të cilën vdiqën që prej shpërthimit të pandemisë më 21 shkurt. Ndërkaq për nga numri i të infektuarve mban vendin e gjashtë, shkruan Reuters, transmeton KOHA.
Sidoqoftë numri i infektimit dhe vdekjeve ka rënë në mes të majit. Zangrillo tha se disa ekspertë ishin shumë të alarmuar për valën e dytë të mundshme të koronavirusit.
“Ne duhet të kthehemi në normalitet. Dikush duhet të marrë përgjegjësinë për terrorizimin e shtetit”, ka thënë ai.
Ndërkaq shteti ka thënë se është shumë larg për ta shpallur fitoren.