George Floyd, burri afrikano-amerikan, vdekja e të cilit ka shkaktuar trazira civile në SHBA, vdiq nga asfiksia (mungesa e oksigjenit), sipas autopsisë private.
Ai vdiq për shkak të ngjeshjes në qafë dhe shpinë nga oficerët e policisë në Minneapolis, thanë ekzaminuesit mjekësorë të punësuar nga familja e tij.
Gjetjet ndryshojnë nga autopsia zyrtare paraprake e kryer nga ekzaminuesi mjekësor i qarkut.
Kjo autopsi nuk gjeti prova të “asfiksisë traumatike ose mbytjes”.
“Shkaku i vdekjes për mendimin tim është asfiksia, për shkak të ngjeshjes në qafë – e cila mund të ndikojë në oksigjenin që shkon në tru – dhe ngjeshjen në shpinë, e cila ndërhyn në frymëmarrje”, tha Michael Baden, ish-mjek i New York City, ekzaminues i cili ishte punësuar nga familja e Z. Floyd.
Një javë më parë u shfaq video, e cila tregonte se një oficer të bardhë policie policisë po qëndronte me gjurin në qafën e George Floyd, megjithësi ai i përgjërohej se nuk mund të merrte frymë.
Kjo video ka çuar në gjashtë ditë rresht proteste në të gjithë Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kanë përjetuar këtë nivel trazirash civile që prej viteve 60-të./BBC