Skuadra e Leipzigut fitoi një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj skuadrës së Kellnit, në transfertë, pran rezultatit 2-4. Lajpcigu hapi rezultatin me anë të Kordobas në minutën e 7′, ndërsa barazimi erdhi nga i zakonshmi Shik në minutën e 20′. Në krahun tjetër ishte Nkunku në të 38′ e çoi rezultatin në 1-2.
Lajpcigu vazhdoi me tempon e njëjtë në pjesën e dytë dhe Timo Verner shënoi golin e tretë në të 50′. Sulmuesi vendas Modeste dha idenë e rikthimit në lojë të Kellnit me rezultatin 2-3 në minutën e 55′, mirëpo Dani Olmo realizoi në të 57′ për të vendosur rezultatin përfundimtar. Lajpcig mban vendin e trretë me këtë fitore, ndërsa Kellni mbetet në mesin e artë të tabelës.