Gruaja e policit Derek Chauvin ka nisur procedurat për divorc.
Kellie May Chauvin dëshiron një ndarje paqësore nga polici Derek Chauvin, gruaja tani ka braktisur ish-oficerin e Minneapolis, dhe nuk dëshiron asnjë cent për divorcin e tyre.
Kellie Chauvin, 45 vjeç, u paraqit për divorc disa ditë pasi Chauvin e shtypi me gjunjë Floydin gjatë arrestimit, ndërsa ai thërriste, “Unë nuk mund të marr frymë”, teksa tre oficerë qëndruan duke mos bërë asgjë, duke injoruar lutjet e kalimtarëve njëri prej të cilëve po filmonte që ai të ndalet.
Kellie Chauvin njoftoi qëndrimin e saj të premten, në të njëjtën ditë burri i saj u arrestua, në një deklaratë përmes një avokati.
Derek dhe Kellie u martuan më 12 qershor 2010 në Washington County, Minesota.