LA Galaxy ndërpret kontratën me futbollistin serb, pas postimeve raciste të gruas së tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi i Ligës së Parë Amerikane të Futbollit (MLS), Los Angeles Galaxy ka ndërprerë kontratën e futbollistit serb Aleksandar Katai, pasi bashkëshortja e tij bëri postime raciste dhe pro dhunës në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Në njoftimin e bërë nga LA Galaxy bëhet e ditur se kontrata e futbollistit 29-vjeçar është ndërprerë në mënyrë reciproke.

Bashkëshortja e tij, Tea Katai, në rrjetet sociale duke shpërndarë një pamje ku automjeti i policisë përplaset me turmën, shkroi “Vritini të gjithë”.

Tea Katai gjithashtu ironizoi moton “BlackLivesMatter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi), duke shkruar “BlackNikesMatter” me pamjet e shëtitoreve të plaçkitura të veshmbathjeve sportive Nike.

Protestat në SHBA shpërthyen pas vdekjes së George Floyd, i cili, ndërroi jetë javën e kaluar në shtetin e Minesotas, ku një oficer policie vuri gjurin në qafën e tij për gati nëntë minuta.

Fjalët e tij të fundit ishin “Nuk mund të marr frymë”, të cilat u bënë moto e protestave mbarëkombëtare.

Share This Article