Joe Biden ka përkrahje më të madhe se Donald Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi formalisht e fitoi nominimin e Partisë Demokratike për të garuar për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden raportohet se ka përkrahje më të madhe të popullit amerikan sesa kreu i tanishëm i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, sipas rezultateve të një sondazhi.

Në bazë të rezultateve të sondazhit IBD-TIPP, Joe Biden përkrahet nga 45 për qind e amerikanëve, ndërsa Donald Trump nga 42 për qind e tyre, shkruan “Daily Mail”.

Nga sondazhi i qershorit duket se epërsia e presidentit të tanishëm që e kishte nga votuesit e regjistruar në kulmin e pandemisë ka filluar të dobësohet.

Në maj, 41 për qind e amerikanëve pajtoheshin me veprimet e presidentit Trump në lidhje me menaxhimin e pandemisë, por në qershor kjo përkrahje ra në 38 për qind dhe 46 për qind ishin kundër.

E vetmja fushë ku presidenti Trump ende ka përkrahje është ekonomia. Në qershor, 46 për qind e pjesëmarrësve në sondazh e përkrahën punën e tij në këtë fushë dhe vetëm 37 për qind e kundërshtuan.

Megjithatë, në krahasim me rezultatet e majit, përkrahja në këtë aspekt ra për katër për qind dhe pakënaqësia u rrit për 9 për qind.

Share This Article