Të mërkurën pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Kuvendi.
Burimet brenda selisë blu bëjnë me dije se opozita do të protestojë sërish para Kuvendit.
Degët e Tiranës dhe disa qytete përreth janë njoftuar që të jenë në gadishmëri për protestën.
Ndërkaq nga lista shumëemërore e kandidatëve të PD për zgjedhjet e 2017 vijon aplikimi për deputetë.
Kështu Halil Jakimi, kandidat i PD-së në qarkun Dibër ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit./Ora News/