Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar tradhti heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë nga Qeveria Hoti. në një reagim pak orë pas vendimit të Qeverisë së re, VV-ja ka thënë se ky është skandal vetëdhunues.
“Tradhtia s’ka brirë. Qeveria Hoti, në të cilën nuk bën pjesë asnjë udhëheqës politik, por e sponsorizuar në prapaskenë prej Aleksandar Vuçiqit e Hashim Thaçit dhe e mbështetur qyqarisht prej Isa Mustafës, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, shfuqizoi sot reciprocitetin. Tash e tutje Kosova e sunduar nga klika e mësipërme dhe nga qeveria kukull, ka hequr dorë prej emrit të saj ‘Republika e Kosovës’, dhe ka pranuar si të vlefshme dokumentacionet ku e quajnë ‘Kosovo i Metohija’. Ky skandal vetëdhunues u përshëndet menjëherë nga Vuçiqi. Veseli e të tjerët iu nënshtruan Hotit, shërbëtorit të radhës të çiftit Vuçiq-Thaçi. Arsyeja pse u përshëndet: sepse siç kishte deklaruar vetë Vuçiqi, reciprociteti po i kushtonte Serbisë miliona euro në ditë, para të cilat mbeteshin në Kosovë dhe ndihmonin biznesin tonë vendor”, ka thënë VV-ja në një postim në Facebook.
Vetëvendosje ka shtuar se reciprociteti ishte masë që duhej të kapitalizohej nga çdo politikan shqiptar.
“Edhe pse Vuçiqi në bisedë me kancelaren Merkel ishte deklaruar i gatshëm ta vazhdonte dialogun edhe me reciprocitet, gjë e cila do të duhej të kapitalizohej menjëherë nga çdo politikan shqiptar, pushtetarët e vjetër e hoqën reciprocitetin. Edhe pse kamionat e ardhur nga Serbia nisën të respektonin rregullat e reciprocitetit dhe të përdornin dokumenta me emërtimin zyrtar “Republika e Kosovës”, humbësit e zgjedhjeve e hoqën reciprocitetin”, ka vazhduar VV-ja.
Partia e ish-kryeministrit Albin Kurti ka akuzuar pushtetin aktual se nuk e sheh Kosovën si tokë të trashëguar e se si të ardhme njerëzve ua ofron “mërgimin, e si të tashme shkatërrimin e sovranitetit, dinjitetit, reciprocitetit, drejtësisë dhe zhvillimit”.
Qeveria Hoti heq reciprocitetin me SerbinëQeveria Hoti ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë. Nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe.