Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.
Por ajo që ra në sy është riinfektimi i një mjeku.
“Aktualisht kemi një personel shëndetësor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar”- njoftoi ministria e Shendetesise.
Bëhet fjalë për mjekun e spitalit të Durrësit, Beqir Gelaj.
Dyshohet se shkak i infektimit për herë të dytë i mjekut këtë është bërë vajza e tij, mjeke në QSUT, po ashtu e prekur më herët nga virusi.