Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 301 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga sëmundja e re në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 183,979.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 22 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 8,668, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Gjermania është në mesin e shteteve me më së shumti të infektuar me koronavirus në Evropë, por ka shumë më pak të vdekur se Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Franca.