Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Lëkundje të forta ka pasur në Tiranë të hënën pasdite, ka njoftuar Ora News. Është raportuar që lëkundjet janë ndier për disa sekonda edhe në qytete tjera si Durrësi.

Magnituda e tërmetit është 4.5 shkallë të Rihterit, sipas EMSC. Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, me thellësi 2 kilometra.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka thënë se lëkundjet kishin një magnitudë 4.3 shkallë Rihter, me epiqendër në Gjirin e Lalzit. Lëkundje ka pasur edhe në orët e para të mëngjesit. 

Share This Article