Një ngjarje e rëndë u shënuar mesditën e sotme në liqenin e Fierzës.
Raportohet se trupi i një 16- vjeçari është nxjerrë i pajetë nga ujërat e liqenit.
Sipas policisë rreth orës 14:25, në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, duke u larë në liqen është mbytur shtetasi K.S., 16 vjeç, banues në lagjen Gostil, Kukës.
Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët është gjetur i pa jetë nga peshkatarët e zonës 16 vjeçari.