Cakaj në SHBA

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka nisur vizitën e tij në SHBA për të marrë pjesë në Ministerialin e NATO-s, si dhe për të zhvilluar një serë takimesh dypalëshe me përfaqësues të lartë amerikanë.

Cakaj, u takua me senatorin Ron Johnson, kryetar i Nënkomitetit të Senatit për Evropën dhe Bashkëpunimin e Sigurisë Rajonale si dhe kongresmenin Lee Zeldin.

Gjatë këtyre takimeve, zyrtarët e lartë amerikanë diskutuan me Ministrin në Detyrë Cakaj rreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, përpjekjeve të saj në kuadër të reformave për hapjen e negociatave si dhe rolin e rëndësishëm që ajo luan në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të këtyre takimeve ishin gjithashtu përgatitjet e Shqipërisë për marrjen e kryesisë së radhës së OSBE-së në vitin 2020, lobimin e saj për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurisë së OKB-së dhe angazhimet e saj në kuadër të Aleancës Atlantike të Veriut.

Senatori Ron Johnson dhe Kongresmeni Lee Zeldin, vlerësuan dhe mbështetën masat e marra nga Shqipëria përsa i përket reformave që do t’i hapnin rrugën fillimit të negociatave në qershor 2019.

Zyrtarët amerikanë shprehën gatishmërinë e tyre maksimale për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian dhe për të rritur kontaktet dypalëshe në dobi të avancimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona./TCH/

Share This Article