Federata e Futbollit të SHBA-ka njoftuar se e ka shfuqizuar kërkesën që lojtarët të ngrihen në këmbë gjatë intonimit të himnit nacional, duke thënë se ajo politikë ishte e gabuar, shkruan agjencia Reuters.
Këtë hap federata e ka marrë pas lëvizjes “Black Lives Matter” që ka nisur pas vdekjes së afroamerikanit George Floyd në paraburgim në Minneapolis. Floyd kishte vdekur si pasojë e dhunës së policore.
Politika e himnit është futur në vitin 2017, pasi futbollistja e përfaqësueses së SHBA-së, Megan Rapinoe, ishte ulur në gju gjatë intonimit të himnit nacional para një ndeshje në vitin 2016, në shenjë solidariteti të yllit të NFL-së, Colin Kaepernick, që po ashtu ishte ulur në gjunjë për të protestuar pa drejtësitë racore.
“Ne i kërkojmë falje lojtarëve tanë – veçanërisht lojtarëve me ngjyrë – stafit, tifozëve, dhe të gjithëve që përkrahin zhdukjen e racizmit. Sporti është platformë e fuqishme për të mirë, dhe është dashur ta përdorim këtë platformë në mënyrë më efikase. Ne mund të bëjmë më tepër për këto çështje specifike dhe do të bëjmë më tepër”, është thënë në komunikatë të federatës.
Vdekja e afroamerikanit Floyd ka nxitur protesta nëpër SHBA, por edhe në shtete tjera nëpër botë.