Mbi 2 milionë ka shkuar numri i të infektuarve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se janë duke regjistruar rritje të numrit të të prekurve me COVID-19.
Numër rekord është shënuar në Arizona më 10 qershor, pasi një grup i madh turistësh janë parë duke qarkulluar përgjatë një feste të shënuar në fund të muajit maj, raporton Reuters.
Teksas, Florida dhe Karolina Veriore, të cilat kanë qenë në mesin e shteteve të para që kanë lehtësuar masat e izolimit, kanë qenë po ashtu në mesin e vendeve që kanë raportuar për rekord të infektimeve të reja brenda një dite.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ka ka konfirmuar 2,000,464 raste të prekura me koronavirus. Prej tyre mbi 113,000 pacientë kanë vdekur.
Gjithashtu turma të mëdha, pa distancim social, po zhvillohen thuajse çdo ditë në shtete të ndryshme pas vrasjes së George Floyd, që nxiti edhe protestat e dhunshme.