Serish numër rekord rastesh me koronavirus ne 24 orët e fundit në Shqipëri. Numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar ne 44 persona, raportojnë mediat në Shqipëri.
44 rastet pozitive kane rezultuar nga 291 testime të kryera, raporton sot News 24, referuar burimeve te veta, nga të cilat: 21 Tirana, 4 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Vlorë, 6 Kruja, 4 Shkodra 2 Lushnja, 1 Elbasani, 4 Durrësi.
Një ditë më parë në vend rezultuan 42 të prekur me koronavirus, ndërkohë që Ministria e Shëndetesisë apeloi për më shumë kujdes, duke iu referuar rritjes së madhe të rasteve pozitive.