PD: Rama ua dha Shqipërinë oligarkëve

albnews
By
1 Min Read

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama lëshoi akuza për fushatën e Lulzim Bashës se me grumbullimet e njerëzve po ndihmonte në përhapjen e virusit, dhe fill pas kësaj vjen edhe reagimi nga Partia Demokratike.

Nëpërmjet një mesazhi, PD-ja thekson se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin.

REAGIM I PD:

Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.

Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.

Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!

foto galeri
Share This Article