Premier League bëhet me arbitrin e parë të huaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Australiani Jarred Gillett është në rrugën e duhur për t’u bërë arbitri i parë i huaj në Premier Leaguen e Anglisë. Madje këtë pritet ta bëjë që këtë edicion, ka shkruar Daily Mail.

33-vjeçari ka impresionuar shefin e arbitrave, Mike Riley, me paraqitje në kategorinë e dytë angleze këtë edicion.

Marrë për bazë orarin shumë të ngjeshur dhe faktin që ndeshjet do të luhen pa shikues shoqata e arbitrave (PGMOL) pritet t’ua jap rastin për të fituar përvojë disa arbitrave të rinj. Me shumë gjasë ata do të sprovohen në ndeshje me më pak rëndësi në xhirot e fundit.

Gillett arriti në Angli vitin e kaluar dhe po studion në një universitet në Liverpool. Në fakt është në studime pas-diplomatike për paralizën cerebrale. Ai ishte arbitri më i mirë në Australi, ndërsa ka fituar çmimin e më të mirit katër herë. Ai ka përvojë në Premier League si arbitër i VAR-it.

Sipas Daily Mail, Gillett pritet të bëhet arbitri i parë i huaj që do të merr përsipër drejtimin e një ndeshje të Premier Leagues. Ai ka fituar respektin e lojtarëve në ndeshjet që ka drejtuar, ndërsa po e respektojnë edhe drejtuesit e arbitrave.

Share This Article