Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari tha për gazetarët se pjesa e saj ka përfunduar në këtë këshill dhe tashmë duhen lënë ekspertët të merren me kodifikimin e tij.
Handari shtoi se beteja e saj tashmë në komisionin e reformës zgjedhore dhe në Kuvend, ku do të kurohet ndryshimi i sistemit dhe listat e hapura.
Deklarata e Hajdarit:
Këshilli politik e ka përfunduar pjesën politike tani jemi duke folur me gjera që i kanë në dorë ekspertët. Tani duhet të kodifikojmë atë marrëveshje për ta çuar në parlament. Tani beteja ime është në komision dhe në parlament me gjërat që i duhen shtuar reformës zgjedhore, pa ndryshuar marrëveshjen.
Këto elementë janë të drejtuar ndaj qytetarët. Ne propozojmë ndryshimin sistemit dhe hapjen e listave. Do të propozojmë edhe atë që është propozuar nga diaspora që të votojnë edhe emigrantët.
Ata emigrant kanë të drejtë që të votojnë se e kanë mbajtur vendin me remitanca. Edhe në aplikohet teknologjia, duhet t’i sugjerojmë votuesit se vota e tyre do të numërohet. Nuk duhet ët merremi më me këtë këshill në aspektin politik, por t’ua lihet në dorë ekspertëve që ta kodifikojnë dhe të kalohet në parlament