Ushtria polake e ka pranuar se aksidentalisht e ka pushtuar një pjesë të territorit të Republikës Çeke muajin e kaluar, por ka këmbëngulur se veprim ka qenë thjesht keqkuptim.
Ushtarët polakë gabimisht e kaluan kufirin me Republikën Çeke në fund të majit para se të vendoseshin aty, njoftoi Ministria e Jashtme çeke.
Ushtarët që kishin qenë duke e ruajtur një pjesë të kufirit të mbyllur mes dy vendeve gjatë pandemisë filluan t’i kthenin prapa qytetarët çekë, të cilët po bënin përpjekje të vizitonin një kishë në shtetin e tyre.
Ky veprim i ushtrisë polake bëri që ambasada çeke në Poloni të merrte masa dhe t’i njoftonte autoritetet polake, tha qeveria çeke, duke shtuar se Polonia ende nuk ka sqaruar në mënyrë formale pse e ka aneksuar gabimisht territorin e vendit fqinj, shkruan “CNN”.