Kërkuesit në Florida thonë se besojnë se kanë zbuluar se koronavirusi ka pësuar mutacion në një mënyrë që e bën atë më lehtësisht të përhapshëm dhe më infektues për qelizat njerëzore.
Ata thonë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të treguar nëse ndryshimi ka ndikuar në rrjedhën e pandemisë, por një kërkues që nuk është përfshirë në këtë studim, thotë se ka shumë gjasa që kjo të ketë ndodhur dhe ndryshimet mund të shpjegojnë përse virusi ka shkaktuar kaq shumë infektime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Amerikën Latine.
Për një mutacion të tillë, shkencëtarët kanë qenë të shqetësuar prej javësh. Kërkuesit në institutin e kërkimeve në Florida tha se mutacioni prek strukturën e jashtme të virusit që ai e përdor për të hyrë në qeliza. Nëse zbulimet do të konfirmohen, kjo do të ishte e para herë që dëshmohet se ndryshimet e para tek virusi kanë domethënie për pandeminë.
“Viruset me këtë mutacion janë shumë më infektues se ata pa mutacion”, thonë kërkuesit. Vetëm këtë javë, OBSH tha se mutacionet e para deri më tani tek koronavirusi i ri nuk do të preknin efikasitetin e vaksinave në zhvillim e sipër.
Javën e shkuar, OBSH tha se mutacionet nuk e kishin bërë virusin më lehtësisht të transmetueshëm dhe as nuk kishin bërë që ai të shkaktonte sëmundje më serioze.