ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç. 3 hours ago
Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK 4 hours ago
Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese 4 hours ago
ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi 4 hours ago
Rrëzohet helikopteri në Mbretërinë e Bashkuar, një i vdekur dhe 3 të plagosur 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Deda: Ndarja e Kosovës s’ka vdekur si plan

albnews by albnews
4 April, 2019
in Kosova
0
Deda: Ndarja e Kosovës s’ka vdekur si plan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ilir Deda, deputet i Alternativës, ka thënë se procesi i dialogut është duke shkuar drejt një ristartimi nga vendet e perëndimit.

Sipas tij, është duke u bërë një konsultim mes perëndimorëve sepse kanë kuptuar se ndryshimi i kufijve s’mund të ndodhë.

RelatedPosts

MagicSal, magjistari shqiptar nga SHBA, pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Kurti nga Franca: Europa përfiton nga integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO

Siria njohu shtetin e Kosovës, media kroate: Presidenti serb është tronditur, Vuçiç mori një nga goditjet më të rënda diplomatike

Në Interaktiv të KTV-së, Deda ka thënë se ndarja e Kosovës s’ka vdekur si plan, por tash s’është më në tryezë.

“Është duke ndodh një konsultim i vendeve të perëndimit, një ristart i këtij procesi me aq sa kam informata dhe do të vazhdojnë pas një kohe lajmet apo mesazhet që jemi mësuar. Tash po ndodh një konsultim mes tyre për shkak të kuptimit në Perëndim se ndryshimi i kufijve të Kosovës s’mund të ndodhë për shkak të refuzimit politik e shoqëror që po ndodh në Kosovë. S’ka vdekur ndarja e Kosovës si plan, por s’është më në tryezë. Më duket që ka marrë pak kohë për konsultimet e tyre dhe vazhdim të procesit. Kam pas takime dhe kjo pjesë është temë e takimeve që kemi, por jo aq mediatike sepse ka edhe një diskutim si të vazhdohet përpara”, ka thënë ai.

Sipas Dedës, duhet të ketë kyçje të diplomatëve evropianë me kredibilitet që t’i jepet kahe dialogut.

“Mendoj se Kosova duhet të kërkojë kyçje të diplomatëve kredibilië seriozë evropianë në këtë proces që t’i japin kredibilitet. Ata duhet të njohin rajonin dhe e kuptojnë se marrëveshja paqësore mes dy shteteve s’mund të jetë diçka e pazbatueshme apo që na fut në krizë më të madhe. Edhe BE-ja duhet të japë një lloj oferte për ne dhe Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar Deda.

Ai ka thënë tutje se stagnimi i dialogut mund të jetë paralajmërim për zgjedhje të reja, ndërsa ka shtuar se perëndimi insiston që procesi të përfundojë sivjet.

Duke folur për Ligjin e Dialogut dhe Ekipin negociator, Deda ka thënë se e mira e ligjit është se është hequr udhëheqja nga presidenti Hashim Thaçi. Sipas Dedës, perëndimorët e kanë kuptuar që Thaçi s’ka përkrahje në Kosovë me idenë për kufijtë. Këtë e ka quajtur fitore të Kosovës. Ai ka thënë se Thaçi është diskredituar dhe ka pësuar fiasko politike sepse “ka gënjyer në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“Rregulla e parë në marrëdhënie ndërkombëtare është të mos gënjesh sepse duhet të kesh kredibilitet. Foret e Kosovës s’mundesh t’i bartësh jashtë Kosovës. Atje s’hanë bari, ndoshta te ne hanë dhe mendojnë se me atë lloj mentaliteti me ec përpara, por në marrëdhëniet ndërkombëtare s’mundesh. Takimet jo të këndshme me përfaqësuesit perëndimorë ishin kuptimi i një të vërtete, dhe mua më ka jep satisfaksion të madh. Për një moment diçka hoqëm më në fund”, ka thënë më tej ai.

Ai ka kritikuar partitë e opozitës që s’kanë pranuar të marrin pjesë në Ekipin negociator.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç.

Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç.

30 October, 2025
Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

30 October, 2025
Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese

Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese

30 October, 2025
ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi

ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi

30 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result