Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka agjendë të fshehur e as plan sekret mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se vërejtjet e disa analistëve për dialogun Kosovë-Serbi nuk e ndihmojnë procesin.
Ai ka bërë thirrje për unitet.
“Inkurajoj fuqishëm të gjithë që të bashkohen në këtë proces dhe të na ndihmojnë gjithë neve dhe rajonin, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme, afatgjate, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi një momentum duke iu falënderuar SHBA-ve dhe aleatëve dhe ka ardhur koha që t’i japim vendeve tona dhe regjionit paqen”, thuhet në njoftim.