Tre ushtarë indianë janë vrarë gjatë luftimeve me forcat kineze në Ladakh të rajonit të kontestuar të Kashmirit verior.
Ky trekëndësh ka në konflikt edhe Pakistanin me Indinë.
Ngjarja e rëndë erdhi në kohën e tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ushtria indiane njoftoi përmes një deklarate se zyrtarë të lartë të ushtrive të të dyja vendeve janë duke e zhvilluar një takim për uljen e tensioneve, por nuk dha hollësi të tjera.
Vrasja e këtyre ushtarëve besohet të jetë rasti i parë në dekadat e fundit gjatë përleshjeve të armatosura mes dy fuqive të mëdha aziatike. /abcnews.al