Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë Durrës në këtë fazë tranzicioni.
“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!”, shkruan Rama.
Ndërkohë në Durrës, situata mjedisore për shkak të mbetjeve urbane vazhdon të mbetet kritike dhe e pazgjidhur. Sot qyteti bregdetar është përballur sërish me kazanët e tejmbushur nga mbetjet në të gjitha lagjet.