BE: Të dy palët politike të bëhen bashkë për të mirën e vendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka ftuar edhe njëherë palët politike për dialog.

Në një postim në twitter pas takimit që zyrtarja e Lartë e Brukselit, Genoveva Calavera, pati me përfaqësues të partive të opozitës mbi situatën politike para raportit vjetor të Komisionit për 2019, delegacioni i BE-së shkruan:  “Është koha që të dy palët politike të bëhen së bashku për të mirën e përgjithshme të vendit”.

Gjatë vizitës së saj dy ditore, shefja e ONM-së Genoveva Calavera ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, me Ministren e Drejtësisë dhe anëtarë të KLP-së me fokus reformën në drejtësi.

Share This Article