Një tërmet tepër i fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë është ndjerë në Ishullin e Veriut në Zelandën e Re, veçanërisht përgjatë bregdetit lindor.
Epiqendra e këtij tërmeti është ajo e ishujve të pabanuar Kermadec, rreth 800 kilometra në veri të Zelandës së Re.
Për shkak të distancës, lëkundja u dobësuar e në këtë mënyrë nuk priten dëme të mëdha nga ky tërmet.
Sidoqoftë, në cunami i vogël por i padëmshëm mund të godiste ishujt pranë.
Kujtojmë se Ishujt Kermadec, një arkipelag vullkanik, tronditen vazhdimisht nga tërmetet dhe për pasojë nuk kanë banim të përhershëm.
Në vitin 2011, një tërmet me magnitudë 6,2 ballë shkaktoi vdekjen e 185 personave dhe plagosjen e mbi 1.500 të tjerëve në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, shtet i vendosur mbi një brez tektonik shumë aktiv.FOTO GALERI1/2