Shumë linja të mëdha ajrore kanë filluar të anulojnë ose shkurtojnë shërbimin e alkoolit dhe pijeve të tjera gjatë fluturimeve në përpjekje për t`u ruajtur nga përhapja e koronavirusit.
Një mënyrë e përhapjes së virusit është përmes pikave të kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara, që do të thotë se mund të transmetohet përmes gotave dhe kontejnerëve të lëngshëm.
Në SHBA, Delta është duke shërbyer vetëm ujë në shishe. American Airlines ofron alkool vetëm në fluturimet ndërkombëtare.
Virgin Atlantic dhe Virgin Australia aktualisht nuk po ofrojnë alkool, as KLM, British Airways ose Easyjet./BBC