Szijjarto pas takimit virtual të ministrave të Jashtëm të Grupit të Vishegradit deklaroi se tema kryesore e bisedës ka qenë bashkëpnimi mes BE-së dhe Turqisë
Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) që sa më parë t’i japë Turqisë ndihmën e premtuar në shumë prej 6 miliardë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Szijjarto pas takimit virtual të ministrave të Jashtëm të Grupit të Vishegradit deklaroi se tema kryesore e bisedës ka qenë bashkëpnimi mes BE-së dhe Turqisë.
Ai theksoi se vendet e Grupit të Vishegradit, gjegjësisht Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia mbështesin përforcimin e marrëdhënieve strategjike mes BE-së dhe Turqisë.
Ministri hungarez potencoi se bashkëpunimi me Turqinë është në interes të shumë vendeve të BE-së dhe shtoi se Hungaria nuk pati ndonjë vështirësi gjatë furnizimit të pajisjeve mjekësore nga Turqia për t’u përdorur në luftën kundër COVID-19.
Szijjarto tha se Turqia ka rolin kyç në ndaljen e migrantëve që janë nisur drejt Evropës.
“Nëse Turqia nuk ndalon valën e migrantëve, vendet e Evropës Qendrore do të preken menjëherë nga kjo valë. Mërgimtarët që arrijnë të kalojnë kufirin turko-grek do të arrijnë në kufirin jugor të Hungarisë brenda disa ditësh. Ne nuk duam të përballemi me një situatë të tillë. Prandaj, BE duhet t’i paguajë Turqisë ndihmën e premtuar prej 6 miliardë euro sa më shpejtë të jetë e mundur”, përfundoi Szijjarto.