“Motori i ri i zhvilluar nga inxhinierët turq është një hap i rëndësishëm për industrinë e mbrojtjes së vendit”, tha ministri turk i Teknologjisë, Mustafa Varank
Turqia ka testuar me sukses motorin e parë të saj të raketave me rreze të mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).
TEI-TJ300 u prodhua nga Industria Motorike TUSAS (TEI).
“Motori i ri i zhvilluar nga inxhinierët turq është një hap i rëndësishëm për industrinë e mbrojtjes së vendit”, tha ministri turk i Teknologjisë, Mustafa Varank pas testit të kryer në provincën Eskişehir.
Ministri Varankt tha se motori ishte krijuar për t’u përdorur për raketat anti-anije me rreze të mesme veprimi, por shtoi se ai mund të përdoret në disa platforma të ndryshme.
Varank tha se pavarësisht madhësisë së tij të vogël, motori me fuqi prej 400 kuajsh mund të sigurojë një shtytje prej 1.300 njuton.
Objektet e testimit po ashtu u prodhuan brenda vendit, tha Varank, duke shtuar se “Ju mund të krijoni një produkt, por nëse një vend i huaj nuk ofron mundësi testimi, nuk mund ta testoni produktin”.