Një projeksion i sondazhit të IPR Marketing për orientimin politikës të votës 3 prill 2019 që u transmetua në RTV Ora, ishte dhe nëse qytetarët mendonin se Erion Veliaj do te jetë kreu i ardhshëm i PS, pas Edi Ramës.
Në studion e “Mos i fol shoferit” batutave ngacmuese të moderatores Rudina Dembacaj iu përgjigj se secili po bënte punën e tij me qejf.
Rudina Dembacaj: Shiko lali Eri nëse unë e ti bëhemi shumë miq, ti do bëhesh kryeministër, unë kryetar bashkie.
Erion Veliaj: Kryeministri e kemi njish dhe secili po e bën punën me qejf.
Rudina Dembacaj: Unë jam parashikuese.
Sondazhi: 56.1% e qytetarëve shqiptarë e shohin pasues të Ramës në krye të Partisë Socialiste. 16.7 % mendojnë se Veliaj nuk do të jetë kreu i ardhshëm i PS dhe 27.1 % janë shprehur se nuk e dinë.