Dowden: Palestrat në Angli mund të rihapen në mes të korrikut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për të gjithë ata njerëz të zhgënjyer që palestrat e mbyllura nuk ishin pjesë e listës së bizneseve që do rihapen në 4 korrik, Sekretari i Kulturës Oliver Dowden ka dhënë një notë shprese.

Z. Dowden ka shkruar në Twitter se: “Ne kemi bërë shumë përparime dhe unë di hapat që kompanitë kanë ndërmarrë për t’i bërë hapësirat dhe pajisjet e tyre të sigurta. Në varësi të shëndetit publik, aspirata jonë është të rihapim nga mesi i korrikut palestrat dhe objektet e kohës së lirë.”

Më parë PureGym, një nga operatorët më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar me më shumë se një milion anëtarë, tha se ishte “jashtëzakonisht e zhgënjyer” që palestrat e mbyllura nuk do të lejoheshin të rihapeshin më 4 korrik, duke kërkuar nga kryeministri që “urgjentisht” të rishikojë provat dhe të flasë për industrinë e kohës së lirë.

Në një deklaratë, kompania tha se pajisjet e saj janë mesatarisht “pesë ose gjashtë fusha dyshe tenisi dhe janë jashtëzakonisht të ventiluara mirë”, duke lejuar njerëzit të punojnë dhe të ushtrohen “të sigurt”./BBC

Share This Article