ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap 1 hour ago
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin 1 hour ago
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje 1 hour ago
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje 2 hours ago
‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Evropa e kërcënuar nga një valë tjetër Covid-19

albnews by albnews
26 June, 2020
in Bota, Technologji
0
Evropa e kërcënuar nga një valë tjetër Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pandemia e COVID-19 kërcënon të ripërhapet në Europë, ku banorët po tundohen të ulin kujdesin dhe po fiton terren në SHBA ashtu si dhe në disa vende të Amerikës Latine.

Plazhet e tejmbushura në Angli nën valën e të nxehtit, fluturimet që rifilluan nga Paris-Orly, Europa po tenton të lehtësojë vigjilencën, ndërkohë që OBSH-ja parashikoi dje rreziqet për një valë të re në Kontinentin e Vjetër.

RelatedPosts

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump

Provë e këtij kërcënimi të vazhdueshëm, Ukraina regjistroi sot 1 109 raste me koronavirusin e ri, një rekord, ndërkohë që përhapja e COVID-19 është përshpejtuar që prej heqjes së kufizimeve më 11 maj. Një valë e rëndë sipas autoriteteve që po përgatisin spitale të reja.

Në SHBA, përhapja e koronavirusit po progreson në Perëndim dhe kryesisht në Jug, veçanërisht në Teksas, në FLorida dhe në Kaliforni.

Teksasi, një prej shteteve të para amerikane që rihapi ekonominë, pezulloi dje procesin e lehtësimit të masave kufizuese.

Pragu prej 5 000 rastesh të reja u kalua për dy ditë me radhe dhe shtrimet në spital janë dyfishuar në dy javë.

“Kjo pauzë e përkohshme do të ndihmojë shtetin tonë të frenojë përhapjen”, deklaroi guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott.

Ai pezulloi operacionet kirurgjikale jo thelbësore në qytetet e mëdha për të ruajtur kapacitetet pritëse në spitale.

Dje në orën 20:00 GMT, SHBA-ja numëroi më shumë se 37 000 raste të reja të diagnostikuara me COVID-19 dhe 692 të vdekur, sipas shifrave të Qendrës për Parandalimin e Luftën kundër Sëmundjeve (CDC).

Një valë e dytë dyshohet të rikthehet në vjeshtë dhe në dimër duke u bashkuar me gripin sezonal, por është një valë verore e cila po fillon.

Në total, pandemia ka shkaktuar 485 549 të vdekur në botë, sipas një bilanci zyrtar.

Pas SHBA-së, është Brazili që ka regjistruar më shumë të vdekur nga COVID-19, 54 971.

Meksika ka regjistruar 25 000 të vdekur dhe rreth 200 000 persona të kontaminuar me COVID-19 që prej fillimit të epidemisë në këtë vend me 127 milionë banorë, sipas autoriteteve.

Në Europë, OBSH-ja paralajmëroi kundër një vale të re që po vjen ndërkohë që autoritetet dhe banorët po përpiqen të kthejnë faqen e pandemisë që ndërpreu aktivitetin e kontinentit në pranverë.

“Numri i rasteve me koronavirusin e ri ka shënuar rritje në Europë”, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, që ngriti alarmin për gjendjen e sistemeve shëndetësore, tashmë nën presion, nëse kjo rritje pas lehtësimit të masave kufizuese nuk merret nën kontroll.

Pas tre muajve ndërprerje, aeroporti ”Paris-Orly” rinisi sot punën me fluturimin e parë me destinacion Portugalinë, pas rreth tre muajve ndërprerje për shkak të bllokimit të transportit ajror si pasojë e pandemisë.

Në Britaninë e Madhe, qeveria britanike i kërkoi sot popullsisë të respektojë rregullat e distancimit fizik në kuadër të përshpejtimit të përhapjes së koronavirusit të ri, ndërkohë që plazhet angleze janë tejmbushur për shkak të valës së të nxehtit.

Mijëra tifozë të Liverpulit shkelën rekomandimet shëndetësore për të festuar titullin e parë kampion të Anglisë për klubin që prej 30 vitesh para stadiumit “Anfield Road”

Në planin ekonomik, presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde theksoi se më e keqja kishte kaluar, duke këmbëngulur në faktin se rimëkëmbja do të jetë e paplotë dhe do të transformojë ekonominë.

Në Itali, deficiti publik arriti në 10,8% të PBB-së në tremujorin e parë, ndërkohë që gadishulli është prekur rëndë nga epidemia e koronavirusit, theksoi sot Istat (Instituti Kombëtar i Statistikave).

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

26 December, 2025
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

26 December, 2025
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

26 December, 2025
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result