Një vaksinë Covid-19 e krijuar nga AstraZeneca është ndoshta kandidatja kryesore dhe më e përparuara nga të gjitha opsionet që janë aktualisht në zhvillim, tha kreu i shkencëtarëve në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Soumya Sëaminathan shtoi se një vaksinë e zhvilluar nga Moderna ishte “jo shumë larg”.
Qindra vaksina kundër Covid-19 janë duke u krijuar aktualisht, megjithëse vetëm një numër i vogël i tyre janë duke u testuar te njerëzit.
Shkencëtarët në Oksford filluan testin e parë njerëzor në Evropë në prill dhe nënshkruan një marrëveshje me AstraZeneca për të furnizuar qindra miliona doza nëse funksionon.
Shumica e ekspertëve mendojnë se një vaksinë ka të ngjarë të vihet në dispozicion nga mesi i vitit 2021, rreth 12-18 muaj pas shfaqjes për herë të parë të virusit./BBC