Kryebashkiaku i Londrës ka paralajmëruar për shkurtime të mundshme në transport, polici dhe zjarrfikëse për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sadiq Khan tha se Bashkia pritet të humbasë 493 milion pound të ardhura, ndërsa nivelet e biznesit po bien.
Kryebashkiaku tha gjithashtu se të ardhurat e taksave të Bashkisë po bien, ndërsa londinezët po humbasin punën e tyre.
Në fillim të kësaj jave Khan sugjeroi që Bashkia mund të transferohej në lindje të Londrës për të kursyer 11.1 milion pound në vit nga qiraja dhe tarifa të tjera.
Shkurtimet e mundshme prej gati 110 milion pound në polici dhe 290 milion pound në Transportin për Londrën (TfL) u përshkruan në propozimet e Khan.
“Shkalla e sfidës është shumë larg çdo gjëje që çdo autoritet lokal ose rajonal mund të kishte përgatitur,” tha z. Khan.
“Prioriteti im i parë është mbrojtja e shërbimeve të urgjencës, e cila është arsyeja pse ne kemi paraqitur kursime proporcionale më të vogla për policinë dhe brigadën e zjarrit.”
Ende nuk është e qartë sesa vende pune janë në rrezik.
Por, komisioneri i zjarrfikëseve, Londër, Andy Roe tha se propozimet ishin “shqetësuese” pasi brigada ende duhet të bëjë ndryshime – përfshirë ato që kërkohen pas zjarrit të Kullës Grenfell.
Ai tha: “Unë duhet të jemi i sigurt që të mund të vazhdoj të përmirësoj trajnimet, pajisjet dhe të bëj ndryshime të tjera në mënyrën sesi shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit i Londrës veprojnë në lidhje me një sërë çështjesh kryesore, nga përmirësimi i sigurisë nga zjarri në të gjitha ndërtesat, përfshirë këtu edhe ndërtesat e larta dhe përgatitjet për incidente më të rëndësishme, të tilla si aktet e terrorizmit”.
Si pjesë e një marrëveshje shpëtimi urgjente të TfL, Qeveria urdhëroi që nga janari i ardhshëm të rriten tarifat e metrosë dhe autobusëve në një përpjekje për të përmirësuar financat e TfL, të cilat janë goditur edhe gjatë pandemisë së koronavirusit./BBC