Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 41,586 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.
Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në shtetin më të prekur në botë shkoi në 2,590,582, shkruan “CNN”.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u raportuan edhe 338 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në ShBA shkoi në 126,141 që është shifra më e lartë në botë.
Në këto shifra janë të përfshira rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.
Shtetet e Bashkuara e kanë numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në botë. Pas tyre radhiten Brazili dhe Rusia.