E mërkura është një ditë e madhe për Evropën, pasi rihapen kufijtë në (disa) vende dhe vende të tjera kalojnë në fazën tjetër të lehtësimit të bllokimit.
Më të rejat nga Evropa:
BE ka rënë dakord të lejojë vizitorët nga 15 vende jashtë bllokut. Lista e “udhëtimit të sigurt” përfshin Kanadanë, Japoninë dhe Zelandën e Re, por përjashton vendet me shkallë të lartë të infeksionit – përfshirë Brazilin, Rusinë dhe SHBA.
Fluturimet ndërkombëtare rinisin të mërkurën në të dyja drejtimet në Greqi. Sipas mediave locale, vendi pret që të realizohen 104 fluturime, megjithëse vizitorët nga Suedia dhe Britania e Madhe nuk do të lejohen brenda 15 korrikut.
Gjithashtu rihapet kufiri midis Portugalisë dhe Spanjës. Portugalia, e cila po rivendos bllokime rreth Lisbonës për të zgjidhur rritjen e rasteve – i ka kërkuar qeverisë spanjolle ta mbante atë të mbyllur për të parandaluar një përmbytje të vizitorëve.
Nga 1 korriku, në Austri dhe Hollandë shtëpitë publike mund të hapin dyert e tyre pasi vendet lehtësuan më tej masat e bllokimit. Punëtoret e seksit në të gjithë botën janë goditur rëndë nga pandemia.
Por, shpërthimi duket se po përkeqësohet në Ballkan, me numra të rasteve që rriten në një numër vendesh. Stafi i mbingarkuar i spitalit në qytetin serb Novi Pazar i ktheu shpinën kryeministres Ana Brnabic në shenjë proteste në vizitën e djeshme./BBC