Sëmundja e fruthit është përhapur keqas në Britani, pasi qendra kryesore shëndetësore ka konfirmuar mbi 100 raste në pesë rajone. Fruthi është përhapur në Liverpul, West Yorkshire, Manchester, Surrey, Sussec dhe West Midlands. Mjekët kanë përhapur alarmin ku u bëjnë thirrje prindërve të vaksinojnë sa më shpejt fëmijët. Shëndeti publik thotë se ata që kanë udhëtuar kohët e fundit në Rumani, Itali dhe Gjermani janë më të rrezikuarit.
Doktoreshë Mary Ramsay, tha se 122 raste ishin konfirmuar në rang mbarëkombëtar duke shtuar: ‘Epidemia e fruthit që po shohim aktualisht në Angli lidhet me përhapjen edhe në Evropë.
Fruthi i njohur edhe si e keqja e vogёl, ёshtё sёmundje ngjitёse permes virusit që transmetohet, qё sjell temeraturё tё lartё, me shenja nёpёr lёkurё dhe enantema nё mukozë. Fruthi infekton zakonisht moshat e vogla, por mund tё prekë edhe tё rriturit. Fruthi pёrhapet pёrmes ajrit dhe nëse nuk bëhet vaksina, sёmundja mund të të prekë çdo 2-5 vite. Pas aplikimit tё vaksinёs, incidenca e kёsaj sёmundje zvogëlohet. Nё vendet e pazhvilluara fruthi ёshtё njёri nga problemet kryesore shёndetёsore pёr moshat e fёmijёve, ku pёr shkak tё komplikacioneve nё sistemin nervor qendror dhe sistemin e frymemarrjes, vdekshmëria arrin deri nё 20%.