Suzy Birkett mendon se industria e ilaçeve pretendon se e ka gjetur medikamentin kundër koronavirusit.
E përdorur nga miliona njerëz me diabet të tipit 2 që nga vitet 1950 për të zvogëluar nivelet e glukozës që qarkullojnë në gjak, metmorfini tani po demonstron një efekt në forcimin e sistemit imunitar dhe zvogëlimin e inflamacionit
Studiuesit kishin analizuar të dhënat midis janarit dhe marsit nga 104 pacientë mbi metmorfinin, të cilët ishin shtruar në spital në gjendje të rënduar me Covid-19, duke e përputhur atë me të dhënat shëndetësore të 179 pacientëve me të njëjtën ashpërsi të sëmundjes, të të njëjtës moshë dhe gjini.
Vetëm tre nga përdoruesit e metforminës vdiqën në krahasim me 22 nga ata që nuk merrnin këtë ilaç.
Rezultate të ngjashme paraprake u panë në një studim tjetër, nga Universiteti i Minesota në SHBA, që përfshin më shumë se 6.000 pacientë në obezitet (mosha mesatare 75) me Covid-19.