Mes shqetësimeve për shkallën e infeksionit në pjesë të Yorkshire dhe Anglisë në veri-perëndim, Ministri i Pushtetit Lokal të Britanisë së Madhe, Simon Clarke tha se “nuk do të hezitojë të veprojë”, ku kufizimet lokale të bllokimit janë të nevojshme.
Ai i tha për BBC Breakfast se Bradford në Yorkshire ishte “i pari në listën tonë”.
Por, ai tha që Leicester – vendi i parë që do të vihej në një bllokim të lokalizuar të koronavirusit – ishte “i veuar” me trefishin e nivelit të infeksionit të zonës së dytë të prekur më keq.
Pas kritikave që pushteti lokal nuk ishte në gjendje të shihte informacione të hollësishme në lidhje me infeksionet në zonat e tyre, Clarke tha që të gjitha bashkitë do të kishin qasje në të dhënat e nivelit të kodit postar, të cilat janë në dispozicion nga 22 qershori./BBC