Basha në Pogradec: Shqipëria i vetmi vend që nuk jep subvencione

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lulizm Basha, u takua me fermerët e Pogradecit, ti cilit i jan ankuar atij për probleme të shumta. Gjatë takimit me kryetarin e opozitës, fermerët thanë se punojnë ditë e natë ndërsa prodhimi i tyre shkon dëm, ndërsa  nuk ka asnjë subvencion nga shteti. Basha,  i njohu ata me programin e PD, duke premtuar vëmendje të shtuar ndaj tyre. 

Mungesa e subvencioneve është problem kryesorë me të cilin përballën fermerët shqiptarë.

Në Pogradec, Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, premtoi se programi i tij qeverisës parashikon 100 milion euro në vit që shkojnë për të ulur koston e prodhimit, koston e pesticideve, koston e farërave, të inputeve bujqësore.

Shqetësues për fermerët mbetet çmimi i lartë i naftës. Pogradecarët pajisjet e tyre bujqësore i punojnë me naftë të marr në Maqedoni pasi çmimi është ndjeshëm më I lirë.

Fermerët i ankohen Bashës për  mungesë tregut.  Kjo sipas tyre u ja u bën të pa mundur për të punësuar të rinjtë e zonës, çka  përkthehet në një arsye më tepër për t’u larguar në emigrim.

Program i Partisë Demokratike, për bujqësinë mbështet në 3 shtylla.

Subvencione, heqjen e taksave që rrisin çmimin e naftës dhe dhënien fund të tregjeve monopoliste.

Share This Article