Qeveria “po sheh” maskat të detyrueshme në dyqanet e Anglisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuptohet që qeveria po shikon nëse do t’i bëjë maskat e fytyrës të detyrueshme nëpër ambientet e dyqaneve në Angli.

Burime të larta qeveritare thanë se ndërsa ende nuk është marrë asnjë vendim është një çështje që po mbahet në shqyrtim.

Kryeministri Boris Johnson tha në seancën online të së premtes në pyetjet nga populli se “Ne duhet të jemi më të rreptë në këmbënguljen që njerëzit të mbajnë mbulesa në fytyrë në vendet e mbyllura ku janë në praninë e njerëzve që nuk i takojnë”  

“Pra, kjo është arsyeja pse është e detyrueshme tashmë në transportin publik dhe ne po shohim mënyra të tjera për t’u siguruar që njerëzit vërtet i zbatojnë, por ju keni mbulesa fytyre psh në dyqane, ku ju e dini që ka rrezik transmetimi”./BBC

Share This Article