Britania e Madhe me protokoll të ri, nis testimet për koronavirus derë më derë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çështja e testimit ishte një nga temat më të nxehta gjatë ditëve më të vështira të pandemisë në Britaninë e Madhe.

Pasi u arrit objektivi i 100 mijë testimeve në ditë, autoritetet tashmë kanë nisur një protokoll të ri, duke testuar banorët në shtëpitë e tyre, në zonat më të rrezikuara.

Kështu nga kjo e premtja ka nisur testimi derë më derë i banorëve të Leicester, një prej zonave ku u shënua një rritje e rasteve të reja me koronavirus në ditët e fundit.

Ekipet shëndetësore dhe vullnetare po shpërndajë teste në shtëpitë e Leicesterit edhe tek ata që nuk kanë shfaqur asnjë simptomë.

Në Leicester u rikthyen disa nga masat shtrënguese në 29 qershor pas disa vatrave të reja me virusin vdekjeprurës. Sipas kreut të bashkisë, Soulsby, kjo është mënyra e vetme për të ulur përhapjen e pandemisë.

Share This Article