Duke folur për deklaratën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se kryeministri Edi Rama i kishte çuar atij njerëz në zyrë që t’i propozonte postin e kryeministrit dhe Rama president, analisti Andi Bushati tha në ‘Open’, se ai ka informacione që Rama ka çuar njerëz edhe në vilën e kryedemokratit.
“Unë në fakt di diçka që nuk do ta shkruaja vetë, por e di që njerëzit e Ramës i kanë shkuar në vilë Bashës. Rama është ai që po bën të gjithë gjënë për të vjedhur zgjedhjet”, tha ai.