Me një mesatare prej 124 rasteve të reja në 100.000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit, Kosova ka dalë e para në tabelën e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive.
Në tabelën e kësaj agjencie të Bashkimit Evropian janë përfshirë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe ato të Ballkanit.
Menjëherë pas Kosovës, me më së shumti raste të reja është Mali i Zi me 123 raste dhe Luksemburgu me 110 raste.

Tabela është nxjerrë për katërmbëdhjetë ditët e fundit, deri më 15 korrik.