Rekordi i Zidane: Trofe për çdo 19 ndeshje në Real Madrid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zinedine Zidane është shpallur për herë të dytë kampion i ligës elitare të futbollit në Spanjë, La Ligës, si trajner i Real Madridit.

Trofeu i La Ligës, të cilin Real Madridi e siguroi të enjten falë fitores 2:1 kundër Villarrealit në Santiago Bernabeu, ishte trofeu i 11-të i Zidane në 209 ndeshje të zhvilluara si trajner i Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Këto statistika bëjnë që Zidane ta mbajë një rekord të paarritshëm deri tash nga trajnerët e tjerë: Ai ka fituar trofe në mesatarisht çdo 19 ndeshje të zhvilluar si trajner i Real Madridit.

Për dallim, trajneri më i suksesshëm në histori të gjigantit madrilen, Miguel Munoz, i kishte fituar gjithsej 14 trofe gjatë karrierës së tij në Real Madrid, që kishte zgjatur për 605 ndeshje.

Nga top pesë trajnerët më të suksesshëm në historinë e Real Madridit, vetëm njëri prej tyre nuk kishte qenë edhe lojtar i Los Blancos para se të pensionohej nga karriera si futbollist.

Share This Article