Mungon vetëm zyrtarizimi. Amir Rrahmani është gati të rinovojë kontratën me Napolin deri në vitin 2027.
Në Itali janë të sigurt se drejtuesit e klubit dhe futbollisti shqiptar kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe marrëveshja e re është vetëm çështje kohe.
Sipas “La Gazzeta dello Sport”, mungojnë vetëm detajet e fundit për t’u përcaktuar, por zyrtarizimi ka gjasë të arrijë më shpejt nga çfarë pritej.
Këtë sezon, Amir Rrahmani është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e Spalletit, pasi është aktivizuar në 26 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.