Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviç ka rrahur me reket të tenisit pronarin e një klinike private për terapi fizikale, njofton gazeta serbe “Blic”.
Incidenti ka ndodhur në Beogradin e Ri, para Klinikës për terapi Fizikale nën pronësi të D.I. (41).
Sipas raportimit të pronarit të Klinikës, “politikani Çedomir Jovanoviç ka dalë nga një makinë me ngjyrë të zezë dhe e ka sulmuar me reket të tenisit”.
Sipas raportit të policisë, në bazë të dëshmisë, kreu i PLS-së ka goditur në kokë dhe trup personin D.I.