Quique Setien për momentin mbetet tekniku i Barcelonës. Sipas Mundo Deportivo ai ka marrë besimin nga ana e presidentit Josep Maria Bartomeu, pasi u vu në diskutim me humbjen në shtëpi kundër Osasuna. Fitimi i titullit nga Real Madrid solli edhe reagimin e kapitenit Leo Messi: “Ose të ndryshojë dicka ose do humbasim edhe me Napolin”, tha argjentinasi.
Përgjigja e Setien ka ardhur në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundit në La Liga: “Nuk kam patur kurrë qëllim të dorëhiqem – ka thënë tekniku -. Është e vërtetë që do të doja të isha pak më i lumtur, me rezultate më të mira e një titull, por duhen pranuar edhe kritikat e medias. Ditën në të cilën mbërrita, e dija se nuk do të ishte e lehtë. Në punën tonë ka rreziqe, por vazhdoj të shijoj vendin tim tek Barcellona, pavarësisht rrethanave”.
Fjalët e Messit nuk e kanë lënduar: “Fare. Themi të gjithë fjalë që mund të keq interpretohen. Dëshpërimi është normale në këto momente, por nuk më intereson sepse ka shumë për të shpëtuar në punën që është bërë. Duam të gjithë të përmirësohemi, jemi në kërkim të zgjedhjeve, e takimi me presidentin ishte për këtë qëllim: të përgatisim të ardhmen me optimizëm, duke menduar për ndeshjen e fundit e pastaj për Champions League”.