Pas marrëveshjes së firmosur me Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, ka reaguar edhe deputetja Rudina Hajdari.
Sipas Hajdarit firmosja e marrëveshjes mes palëve është një hap para për demokracinë. Ajo ka ftuar opozitën jashtëparlamentare që t’i bashkohet këtij rrugëtimi.
“Jam e kënaqur që sot mbajtëm premtimin e dhënë. Ky është një hap përpara për demokracinë. Opozita jashtëparlamentare ti bashkohet këtij treni”, ka thënë Hajdari.
Katër pikat e dakordësuara mes palëve, ne kete marreveshje janë:
“Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standarteve më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik;
Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te zgjedhjet;
Përmbushjen e kushtit të vendosur në takimin e Këshillit Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimin e OSBE/ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë me BE, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit;
Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit, ku reforma zgjedhore është prioritare.”